Jump to content

Kalaja e Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Hoqa tekst të papërshtashme me kategorinë dhe redaktova tekst.
 
(12 rishikime të ndërmjetme të pashfaqur nga 4 përdorues)
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Kalaja e Elbasanit''' ndodhet në qendër të qytetit te [[Elbasani]]t dhe dikur ka qenë [[Kalaja|kështjelle]] ushtarake. Permes saj kalonte [[rruga Egnatia]], atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture.{{Citim i duhur}} Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore, si: '''kulla e sahatit, hamami i vjetër, [[Xhamia Mbret]], Kisha Fjetja e Shën Mërisë''' etj.
'''Kalaja e Elbasanit''' ndodhet në qendër të qytetit [[Elbasani]]t dhe dikur ka qenë [[kala]] ushtarake (castrum). Përmes saj kalon [[rruga e famshme Egnatia]] (Via Egnatia), e cila e ndan dy pjesë kalanë. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture 16.10.1948, nga Instituti i Shkencave, botuar Gazetën Zyrtare Nr. 95.{{Citim i duhur}}
{{infobox Kala
| emri = Kalaja e Elbasanit
| emri lokal =
| foto = Kalaja e Elbasanit.jpg
| përshkrimi =
| stili =
| lloji = Fortesë
| arkitekti =
| fillimi i ndërtimit = Fillimi i shekullit XIV<ref name="Karaiskaj">{{cite book|last1=Karaiskaj|first1=Gjerak|title=PESË MIJË VJET FORTIFIKIME NË SHQIPËRI|date=1981|publisher=8 Nentori|page=101|quote=Në fillim të shek. IV, me shumë gjasë në kohën e Kostandinit të Madh, janë ndërtuar kalaja e Elbasanit dhe kështjella e Vigut (Mirditë).}}</ref>
| fundi i ndërtimit =
| pronari fillestar =
| pronari aktual =
| radhitja =
| web-faqja =
| shteti = {{ALB}}
| ndarja-lloji = [[Qarqet e Shqipërisë|Qarku]]
| ndarja = [[Qarku i Elbasanit|Elbasani]]
| ndarja-lloji2 = [[Komunat e Shqipërisë|Komuna]]
| ndarja2 = [[Elbasani]]
| ndarja-lloji3 =
| ndarja3 =
| harta = Shqipëria
| gjerësia = 41.113
| gjatësia = 20.08
| relievi =
| harta_përshkrimi =
}}


''Kalaja e Elbasanit'' së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në [[Shqipëria Osmane|periudhën e hershme Osmane]]. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga [[Mehmeti i II]], mund të shihen qartë në themelet e [[Kulla|kullës]] jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e "Via Egnatia" që kalon përmes saj.
''Kalaja e Elbasanit (Skampis-it)'' së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake e ekonomike të qytetit të Elbasanit në [[Shqipëria Osmane|periudhën e hershme romake e më pas në atë otomane]]. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimit.

Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore si: '''kulla e sahatit, hamami i grave, [[xhamia Mbret]], kisha e Shën Mërisë''' etj.


== Historia ==
== Historia ==
Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në [[Shqipëria e Mesme|Shqipërinë e Mesme]]. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur fillim shekullit IV<ref name="Karaiskaj"/> erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për siguruar kontrollin e rrugës ''Egnatia'',atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin Justinian, që e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë.
Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në [[Shqipëria e Mesme|Shqipërinë e Mesme]]. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës është kalaja në qendër të qytetit. Kalaja është një ndërtim romak, e cila përfaqëson një castrum statum, qendër e një legjoni romak. Kalaja është ndërtuar kohën e perandorit romak Dioklician (284-305)<ref>{{Cite book |last=Çiftja, Belegu |first=Hektor, Kreshnik |title=Elbasani turistik, a turistic guide to Elbasan |publisher=Shtëpia botuese Erik |year=2012 |isbn=978-99956-36-49-4 |pages=31 |language=ship dhe anglisht.}}</ref>, në fund shek. II e.s. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V e.s sollën shkatërrimin e kalasë, dhe u desh dora e perandorit bizantin Justinian I , që e rindërtoi kalanë mbi themelet e vjetra. Rindërtimi i fundit i kalasë bëhet nga Sulltan Mehmeti i II, në 1466<ref>{{Cite book |last=Buharaja |first=Vexhi |title=Studime Historike |year=1967 |edition=1st |pages=85-99 |language=sq}}</ref>.


[[Skeda:Muret e Kalase.JPG|parapamje|250px|Muret e Kalase se Elbasanit]]
[[Skeda:Muret e Kalase.JPG|parapamje|250px|Muret e Kalase se Elbasanit]]
Kalaja është e ndërtuar sipas një plani ortogonal, i përcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë të dy rrugëve: decumanus në drejtimin perëndim-lindje dhe cardo në drejtimin veri-jug. Ajo ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me përmasa 308x348 m. Dikur kalaja qarkohej nga një hendek 3 m i thellë, i cili mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ka patur 4 hyrje, të cilat mbroheshin nga kulla. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë, nga 4 portat eksistuese. Kalaja ka qenë e pajisur me 26 kulla, ku 20 kanë patur formën e shkronjës U, ndërsa në katër qoshet e saj, kullat kishin formë freskoreje. Të gjitha kullat, panvarësisht formës së tyre, dilin nga muri 8-9 m dhe kishin një distancë 40-50 m larg njëra -tjetrës.
Kështjella ka qenë rrethuar me një [[hendek]], që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo [[hamami]] i vjetër i grave, ashtu si edhe [[kulla e sahatit]] apo çdo shtëpi e rrugicë e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitekturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë [[Ardian Turku]], u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i [[Piza|Pizës]] dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar "Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e hedhjes së projekteve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.

Nga studimi i murit rrethues vihen re 3 periudha kryesore ndërtimi:

# periudha e vonë romake
# periudha e hershme bizantine
# periudha osmane<ref>{{Cite book |last=Belegu, Dakli |first=Kreshnik, Ortenca |title=Skampis (Elbasani), Romako-Bizantin |edition=1st |pages=4-5 |language=shqip dhe anglisht}}</ref>
== Monumente të kulturës që ndodhen brenda kalasë: ==

# Kulla e sahatit
# Xhamia Mbret
# Rruga Egnatia
# Ish shtëpia e Lef Nosit
# Hamami i grave
# Kisha e Shën Mërisë
# Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit
# Kisha Unite e Shën Pjetrit
# Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit (Galeria e Arteve)


== Rrëfim për letargjinë e Kalasë së Elbasanit ==
== Rrëfim për letargjinë e Kalasë së Elbasanit ==
Rreshti 44: Rreshti 36:


== Restaurimi ==
== Restaurimi ==
Ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitekturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë [[Ardian Turku]], u bë e mundur të realizohet një projekt studimor me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i [[Piza|Pizës]] dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti studimor është emëruar "Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e këtij projekti
I përket një brezi, që jeta i mohoi shumë gjëra. Nuk bëzan. Për burrin, nuk ka të bëjë fare se kalaja do restaurohet. Tani ai nuk ka kohë. Është më afër andej. Kur kthjellohet Berti, në tavolinën tonë pak më tutje edhe për atë është njësoj- ka pak rëndësi. Ambulantit i duhet që të fitoj ndonjë lek dhe pastaj të dalë sërish të nesërmen me ndonjë kismet më të mirë. Por, lek s’ka më. Një projekt i kahershëm pretendon ta kthejë në identitet kalanë. Ka marrë gati tetë vjet maturimi me Universitetin e Pizës dhe rreth 133 mijë euro, nga të cilat 40 mijë janë fond i dhënë nga Bashkia e Elbasanit. Në projekt, pretendohet që të ketë një restaurim të plotë të mureve të Kalasë dhe mjediseve të saj të brendshme, ndërhyrje në objektet e lagjes “Kala” brenda mureve rrethuese, ndërhyrje në sheshet publike, në portikë, në hyrjet dhe në monumentet që ndodhen në mjediset e kalasë, në [[kullë]]n e sahatit. Punimet mendohet të përfundojnë brenda 2 vjetëve. Të gjitha bashkë, pak ka të ngjarë, që ta kthejnë si pikë tërheqje kalanë.

, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.


== Në Kala ==
== Në Kala ==
Rreshti 66: Rreshti 60:


Burri, buzë portës kryesore të Kalasë arrin t’i shesë dikujt një [[shami]]. E kap të lumtur një moment, teksa po kthehemi për në Tiranë. Na buzëqesh i lumtur. Këtu e mbyllim. Berti, nuk na ndjek më. Ka shkuar dhe është ulur në sofanë e pragut të tij. Në fund, më ka thënë dhe një gjë humoristike. Teksa vinin monumentin e Kristoforidhit, kishin ardhur kishin pyetur gjyshen e tij, Donën e vogël, (që e kishte parë) sesi i dukej Mësuesi. “Si i gjallë, ishte përgjigjur. Pastaj ishte ngritur dhe kishte kërkuar veshin e sekretarit të Partisë: T’i kishit vënë edhe një gotë. I pëlqente. Nuk bënte dot pa të “- i kishte thënë sinqerisht. Bertin e lemë. Ndahemi. Ai hap gojën. I flihet. Pija e ka mundur. Është një mesditë lebetitëse vape, ku zhurma e gjeneratorit i ka vënë në gjumë prej kohësh edhe gjinkallat. Është një ditë vere e vitit 2007.
Burri, buzë portës kryesore të Kalasë arrin t’i shesë dikujt një [[shami]]. E kap të lumtur një moment, teksa po kthehemi për në Tiranë. Na buzëqesh i lumtur. Këtu e mbyllim. Berti, nuk na ndjek më. Ka shkuar dhe është ulur në sofanë e pragut të tij. Në fund, më ka thënë dhe një gjë humoristike. Teksa vinin monumentin e Kristoforidhit, kishin ardhur kishin pyetur gjyshen e tij, Donën e vogël, (që e kishte parë) sesi i dukej Mësuesi. “Si i gjallë, ishte përgjigjur. Pastaj ishte ngritur dhe kishte kërkuar veshin e sekretarit të Partisë: T’i kishit vënë edhe një gotë. I pëlqente. Nuk bënte dot pa të “- i kishte thënë sinqerisht. Bertin e lemë. Ndahemi. Ai hap gojën. I flihet. Pija e ka mundur. Është një mesditë lebetitëse vape, ku zhurma e gjeneratorit i ka vënë në gjumë prej kohësh edhe gjinkallat. Është një ditë vere e vitit 2007.

[[Hamami i Sinan Pashës]] qe ndodhet brenda mureve të kështjellës, është i ruajtur shumë mirë, ai është ndërtuar në fillim të shekullit XIX.


== Referime ==
== Referime ==

Versioni aktual i datës 27 korrik 2024 09:50

Kalaja e Elbasanit ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe dikur ka qenë kala ushtarake (castrum). Përmes saj kalon rruga e famshme Egnatia (Via Egnatia), e cila e ndan në dy pjesë kalanë. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture në 16.10.1948, nga Instituti i Shkencave, botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 95.[nevojitet citimi]

Kalaja e Elbasanit (Skampis-it) së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake e ekonomike të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme romake e më pas në atë otomane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimit.

Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore si: kulla e sahatit, hamami i grave, xhamia Mbret, kisha e Shën Mërisë etj.

Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës është kalaja në qendër të qytetit. Kalaja është një ndërtim romak, e cila përfaqëson një castrum statum, qendër e një legjoni romak. Kalaja është ndërtuar në kohën e perandorit romak Dioklician (284-305)[1], në fund të shek. II e.s. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V e.s sollën shkatërrimin e kalasë, dhe u desh dora e perandorit bizantin Justinian I , që e rindërtoi kalanë mbi themelet e vjetra. Rindërtimi i fundit i kalasë bëhet nga Sulltan Mehmeti i II, në 1466[2].

Skeda:Muret e Kalase.JPG
Muret e Kalase se Elbasanit

Kalaja është e ndërtuar sipas një plani ortogonal, i përcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë të dy rrugëve: decumanus në drejtimin perëndim-lindje dhe cardo në drejtimin veri-jug. Ajo ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me përmasa 308x348 m. Dikur kalaja qarkohej nga një hendek 3 m i thellë, i cili mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ka patur 4 hyrje, të cilat mbroheshin nga kulla. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë, nga 4 portat eksistuese. Kalaja ka qenë e pajisur me 26 kulla, ku 20 kanë patur formën e shkronjës U, ndërsa në katër qoshet e saj, kullat kishin formë freskoreje. Të gjitha kullat, panvarësisht formës së tyre, dilin nga muri 8-9 m dhe kishin një distancë 40-50 m larg njëra -tjetrës.

Nga studimi i murit rrethues vihen re 3 periudha kryesore ndërtimi:

  1. periudha e vonë romake
  2. periudha e hershme bizantine
  3. periudha osmane[3]

Monumente të kulturës që ndodhen brenda kalasë:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Kulla e sahatit
  2. Xhamia Mbret
  3. Rruga Egnatia
  4. Ish shtëpia e Lef Nosit
  5. Hamami i grave
  6. Kisha e Shën Mërisë
  7. Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit
  8. Kisha Unite e Shën Pjetrit
  9. Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit (Galeria e Arteve)

Rrëfim për letargjinë e Kalasë së Elbasanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishin tre Dona në Kalanë e Elbasanit. Ishte Dona e bukur, Dona e gjatë dhe Dona e shkurtër. Kjo e fundit ishte gjyshja ime”. Ngrefoset. Familja ime ka ardhur nga Shpati më 1670 dhe unë quhem Robert Bici. Ne jemi nga familjet më të vjetra të Kalasë”, më shpotit burri. Por, Autoritari, befas ndalon. Hap shpatullat. Kthehet. Shikon pjatën. Shpalos nga poshtë një bluzë me vija, që i nxjerr në këto ditë vere, kanotierën e leshit dhe rehatohet. E kemi thirrur 60 vjeçarin, që ka ardhur pastaj me një frymë, për të na treguar historinë ndryshe të kalasë. Pijetarët e mbajnë si një nga njohësit më të mirë të kalasë. Kurse sportistët e vjetër e shikojnë si të nderuar. Por, ai e tepron. Si të gjithë shqiptarët shpik. Ka qenë boksier i peshës së lehtë dhe kampion absolut i Shqipërisë. Kjo e bën krenar dhe i jep të drejtën të tregojë pa kufizime. Së pari, kuptohet i bën një make-up racës së tij. I jep pak pluhur, që ti barabisë me familjet e Akademikëve, e këta të fundit- i shkërmoq me një fjalë. “Eh, ata...”. Është si biçim dhjaku në kishën kryesore të kalasë, ku shërben At Marku, prifti që predikon për kishën shqiptare pa ndikime dhe mbështetje. Nuk mund ta ndërpresësh. Dhe, si të gjithë të pamësuarit, që kanë memorie dhe kureshtje të mirë, përzien histori dhe ngjarje, paçka se kohët e tyre nuk konvergojnë aspak. Roma është në kohën para Greqisë, koncilet janë mbrapsht.

Gati në të njëjtin vit, kur të parët e Robertit, “zbrisnin” në Elbasan, në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut. Pas vizitave në Gjirokastër, Berat, Vlorë, Durrës dhe Kavajë, ai erdhi në qytetin e madh të Shqipërisë: Elbasani. Ajo që ka lënë ai, -para më shumë se treqind viteve – është një nga gjërat, që duhet t’i krenarojë jetë e mot vendasit.

Minuta më parë, se të dëgjonim këtë monolog, në derën kryesore të kalasë, një burrë simpatik, tash i zbardhur fort, na ka treguar për jetesën dhe bjerrjen e njerëzve. Si ai i rrëgjuar, janë dhe shumë të tjerë, sepse sqima e njerëzve të kalasë ka rënë dhe rënë pafund. Kohë më parë ishte dhe ai sportist. Tash shet cigare, letrat e hundëve...dhe shkrepëse. “Kam punuar shofer, tash jam këtu. Na duhet ndonjë lek”, më thotë me një qeshje pa djallëzi. “E kanë ba kalanë ime si sytë e tyre. Kanë ndërtu ven e pavend. Nuk mban fare era kala. Mban era shurrëtore”, më kthehet befas. I hedh dhe njëherë sytë nga Kulla e Sahatit, por ajo pak i vjen në ndihmë për kohën. Ai vetë, prehet çdo ditë duke pritur ndonjë klient, që t’i marrë diçka. Më të shumtën e herës bën shoqëri me sahatin. Është pranë mureve të lashtë të Kalasë së Elbasanit, përballë shtatores së mjeshtrit Jusuf Myzyri dhe një memoriali, që i kushtohet ditës së 27 qershorit 1944- gjenocidit grek ndaj popullsisë çame në trojet e tyre. Me shpatullat tek muri i vjetër i kalasë, Elbasani i sotëm nuk i tregon asgjë.

Ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit të sistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënë arkitekturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Instituti i Monumenteve nuk mori masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor, ku pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm, të cilat të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Por tashmë, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një nga objektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit të Bashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt studimor me bashkëfinancim nga Bashkia Elbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti studimor është emëruar "Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që në fillimet e këtij projekti

, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjo iniciativë i lë hapësirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat e saj muzeale, që ka pasur gjithmonë.

Ajo ka mbetur me rrugicat e ngushta. Me lloj-lloj lokalesh dhe ndërtimesh të frikshme shumëngjyrëshe. Shtëpitë e bukura qëndrojnë ndaj atyre, që mezi i mbajnë themelet. Banorët janë të edukuar dhe tepër galantë. “Dikur ishte ndryshe,-më rrëfen Berti. Ne jetonim shumë mirë. Rrobaqepës dhe teneqexhi ishin prindërit e mi. Si ne vazhdonin jetën e tyre edhe Papajanët, Gjonët, Paparistot, Papamihalët, Shuteriqët, Delianët. Shtëpinë e kam 300 vjeçare dhe këtë vit më duhej ta ndërtoja”. E kujtoj se ata kanë histori më të madhe. Por, kjo na e vështirëson sërish muhabetin. Berti fillon monologun e tij. E ndërpres. Për familjet e akademikëve çuditërisht e ka gati nga një thashetheme, por në thelb është krenar, që ka jetuar në një hapësirë me ta.

Elbasani dikur ndërtohej mirë. Në shekullin e XVII-të me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe, tregoi se ishte një qytet ndryshe. I kësaj kohe është “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, që daton nga më të vjetrit në Ballkan. Në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane dhe punoheshin me cilësi të lartë lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashtë vendit. Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris më 1867 dhe Çikago më 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. Sipas një tradite të hershme këtu bëheshin rregullisht panaire, madje që nga më të hershmit në shekullin e XIV...dhe duke vazhduar me të tjerët. “Myslimanët kishin siklet, ndërsa ne nuk donim t’ia dinim fare”, më tregon Berti. Në fakt, ajo që është sot në kala, i kalon të gjitha parashikimet. Njësoj si në Berat vendasit janë pak të ndërgjegjshëm për historinë e tyre. “Po. Ju u zhvilluat në kohën e myslimanëve”, i kthehemi Bertit. Hesht. Do të na kthehet. I kujtoj se sot vendi është i mbushur me shtëpi, që janë të çrregullta, klube dhe të gjitha shitoret e shpërfytyruara të kohëve moderne. Ul kokën. Eshtë pis dhe parregullsia e vendosjes së shtëpive është treguesi kryesor për të gjitha. Të palyera, të ngatërruara, ato tregojnë sesi kanë devijuar sot, shijet e vendasve. Kohët e fundit është punuar në kala dhe besohet se ndryshe nga pamja e zakonshme në të ardhmen do jetë krejt ndryshe. Parashikohet që të krijohen lulishte me lule dekorative dhe ndriçimi, dhe ndryshe nga qytetet e tjera këtu është llogaritur që të jenë edhe 10 bustet e personaliteteve më të shquara të qytetit të Elbasanit. Gjithsesi, fati nuk i ka kursyer pishat shekullore, që mbulonin murin e kalasë dhe që i kishin mësuar sytë e banorëve. Më tej akoma është menduar që të punohet në Kullën e Sahatit dhe në Rrapin e Bezistanit. Në këtë vend, më parë, besohej se ishte një mozaik shumë interesant, që i përkiste shekullit V të erës sonë i gjetur më parë në themelet e një dyqani të madh, siç ka rezultuar nga shkrimet e vjetra të të zotit. Por, po të gjehet, kuptohet.

Dyert e të gjitha këtyre shtëpive janë të hapura ditë e natë; madje, në qemerët e shumë hyrjeve mund të gjenden këto dy vargje arabe të shkruara me shkronja xheli:

“Për ty agu i ditës është i bekuar me lavdi e mbrothësi, Dera jote është e hapur për të gjithë nevojtarët.”

Sot dyert janë të mbyllura dhe familjet e kanë humbur atë mikpritjen, që ka parë Çelebiu. Që në hyrjen kryesore të kap lemeria nga vendi ku kanë ndërtuar, duke e bërë kalanë një vend, që nuk ka ndonjë identitet. Berti tregon shumë rrëfenja për kalanë. Ndalet me atë sesi shkonin Andonët e tij me fiset e tjera. Historinë e një vajze të bukur të Shuteriqëve që u gjet e vdekur, por shpesh kujtesa dhe gjërat që s’di e ngatërrojnë Bertin. Histori me Popajt. Për Shuteriqët. Familjen e të Ëmës së Fatos Nanos. Pinjoll i njërit prej eksponentëve të Ballit Kombëtar, Vasilit nga familja Andoni, nga frika ka djegur shumë dokumenta të tij. Njësoj si ai kanë bërë dhe të tjerët. E thotë pa shqetësim, pa ditur se ka bërë dëm. Më zhvlerësohet për “bëmat” e tij, që më ka treguar deri më tashmë. “Ti qenke sot për burg”, i themi. Shkrihet në një të qeshur dhe e ngul me rrotullim pirunin.

Komunistët erdhën me shpatë të madhe dhe ai e dinte mirë pasojën. Për hir të së vërtetës, kalaja i ndihmoi komunistët. Akademikët e saj e patën mirë me regjimin, sepse duhej shkolla e tyre. Ata i shërbyen iluminizmit të dytë të shqiptarëve, pas Rilindjes.

Edhe pse, pinjollët e tyre, kanë ndërtuar ku kanë mundur. Në kala ka ndërtime, të cilat nuk përputhen aspak me historikun e saj, ndërsa të gjitha ngrehinat dhe madje edhe në objektet e trashëgimisë kulturore ka objekte ku shiten, tregtohen, prodhohen, por edhe zhurmohet. Një klub gjigant, që është bërë në muret e tij, tregon se privati është i mençëm. Përreth kësaj kalaje gjendet shkolla e parë shqipe që quhej shkolla e Tebojës dhe që është ende në mëshirën e fatit, por brenda kësaj kalaje gjenden edhe shtëpitë e 8 akademikëve më të shquar të Shqipërisë, që nga Prof. Aleksa Buda, i pari kryetar i akademisë dhe Ylli Popa i fundit kryetar i kësaj akademie sot inekzistente prej Qeverisë Berisha. Por, edhe profesorët Mahir Domi, Simon Shuteriqi, Hasan Ceka etj janë prej këtej. “Ka qenë qendra e lëvizjes kombëtare: shtëpia Kristoforidhi është në kala, Dhaskal Todhri, e kështu me radhë, por dhe gjenerata tjetër e elbasanasve Aleks Buda dhe studiues të famshëm të albanologjisë shqiptare vijnë nga kalaja”, shprehej Prof. Neritan Ceka kohë më parë.

Njerëzit e kalasë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ata i kanë ushtruar të gjitha zejet. Janë shumë njerëzit e kalasë që mund të respektohen. Ndërsa, Roberti me kulturën popullore që ka, na konfuzon pa fund. I harron Biçakçinjtë, Cakët, Nosët, Popajt, Shuteriqët dhe duzinat e të tjerëve, që nuk po i përmendim, dhe mundohet të nxjerrë sërish racën e vet. Biçakçinjtë, që kanë qenë ushtarakë të zotë por edhe inxhinierë e arkitektë, nuk janë tek ai. Nuk janë as të tjerët. Tek ai, në një farë mënyre gjen dhe arsyen sesi kalaja u zbeh pak nga pak: Nga interesimi i pakët i vetë njerëzve, nga presioni i shtetit komunist ndaj familjeve të tëra dhe, nga varfëria. E kuptoj burrin, që në fund bëhet nostalgjik.

Burri, buzë portës kryesore të Kalasë arrin t’i shesë dikujt një shami. E kap të lumtur një moment, teksa po kthehemi për në Tiranë. Na buzëqesh i lumtur. Këtu e mbyllim. Berti, nuk na ndjek më. Ka shkuar dhe është ulur në sofanë e pragut të tij. Në fund, më ka thënë dhe një gjë humoristike. Teksa vinin monumentin e Kristoforidhit, kishin ardhur kishin pyetur gjyshen e tij, Donën e vogël, (që e kishte parë) sesi i dukej Mësuesi. “Si i gjallë, ishte përgjigjur. Pastaj ishte ngritur dhe kishte kërkuar veshin e sekretarit të Partisë: T’i kishit vënë edhe një gotë. I pëlqente. Nuk bënte dot pa të “- i kishte thënë sinqerisht. Bertin e lemë. Ndahemi. Ai hap gojën. I flihet. Pija e ka mundur. Është një mesditë lebetitëse vape, ku zhurma e gjeneratorit i ka vënë në gjumë prej kohësh edhe gjinkallat. Është një ditë vere e vitit 2007.

  1. ^ Çiftja, Belegu, Hektor, Kreshnik (2012). Elbasani turistik, a turistic guide to Elbasan (në ship dhe anglisht.). Shtëpia botuese Erik. fq. 31. ISBN 978-99956-36-49-4.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ Buharaja, Vexhi (1967). Studime Historike (bot. 1st). fq. 85–99.
  3. ^ Belegu, Dakli, Kreshnik, Ortenca. Skampis (Elbasani), Romako-Bizantin (në shqip dhe anglisht) (bot. 1st). fq. 4–5.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)