Jump to content

Tantali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Tantalnatyrë ka diç më shumë se niob. Përfitimi i tanatalit elementar është sikurse i niobit por në vend të kolombiumit përdoret tantaliti. Heptafluorotantali(V) i kaliumit, i përfituar reduktohet në metal me natrium apo me elektrolizë. Tentimet e para që të fitohet tantali elementar kanë qenë të lidhura me vështirësitë e mëdha dhe këto vështirësi janë shprehur në emrin e elementit (“mundimet e Tantalit”)

Për shkak të qëndrueshmërisë së madhe kimike( nuk tretet në acide, përveç në HF, as në tretësira ujore të bazave), tantali përdoret shumë për konstruktimin e aparteve të industriesë kimike dhe të punimit të instrumenteve speciale ku është e nevojshme fortësia e madhe dhe rezistenca ndaj ndryshkut ( instrumentet kirurgjike). Përveç kësaj tantali përdoret edhe si drejtues i rrymës. Pra, kur elektroda e tantalite në tretësirë të ndonjë oksi-acidi vepron si anode, në sipërfaqe të tij formohet një shtresë e hollë e oksidimit, e cila e pengon kalimin e rrymës. Nëse elektroda e tantalite është katëdë, shtresa e oksidit reduktohet dhe rryma kalon, por vetëm në një drejtim.

Shih dhe këtë