dev.al

dev.al

Software Development

Tirana, Tirana 5,852 followers

Hiring

About us

dev.al lindi në vitin 2010, si një kompani e vogël e fokusuar në shërbimet web. Nisur me një buxhet fillestar pothuajse zero, e dinim që ditën e parë që në këtë treg, që asokohe numëronte disa operatorë të fuqishëm e me shumë vite histori, mund të ecnim përpara vetëm nëpërmjet cilësisë dhe korrektësisë. Në këto dy elementë jemi fokusuar në çdo etapë të zhvillimit tonë, e rezultatet na kanë dhënë të drejtë. Sot, 14 vjet pas themelimit, jemi shndërruar në një prej operatorëve më të rëndësishëm në tregun ICT shqiptar, me një rol protagonist në procesin e dixhitalizimit të shërbimeve publike e zhvillues të disa prej sistemeve më të suskesshëm të qeverisjes elektronike, mbi 19 mijë klientë dhe mbi 1 milionë përdorues fundorë të shërbimeve dhe produkteve tona. Në këto vite, për të arritur cilësinë dhe korrektësinë e synuar, jemi përqëndruar një element kyç: burimet njerëzore, asetin tonë kryesor. Me një vemendje të veçantë te kualifikimi i vazhdueashëm i stafit tonë dhe të qënurit në çdo moment të përditësuar me ecurinë e pandalshme të teknologjisë, sot numërojmë 85 profesionistë, nga më të certifikuarit në tregun shqiptar te ICT-së e më gjerë.

Website
https://dev.al
Industry
Software Development
Company size
51-200 employees
Headquarters
Tirana, Tirana
Type
Privately Held
Founded
2010
Specialties
Software, Web Solutions, Mobile, and Marketing & Management

Locations

  • Primary

    Rr. Donika Kastrioti, Nr. 3, Ap. 5/1

    Tirana, Tirana 1005, AL

    Get directions

Employees at dev.al

Updates

  • View organization page for dev.al, graphic

    5,852 followers

    Në fund të prezantimit të parë që bëmë për një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh për devBooks, zgjidhjen tonë të mezi-pritur për financë e kontabilitet, pyetja më e shpeshtë që morem ishte "A do ketë të njëjtin suport si devPOS". Prandaj, ndërsa bëjmë përgatitjet e fundit për nxjerrjen në treg të devBooks, për të kënaqur pritshmërite e klientëve tanë, kemi nevojë që skuadrës sonë të shërbimit të klientit, t'i shtojmë anëtarë me eksperiencë në sisteme të ngjashme dhe njohuri të mira në proceset e kontabilitetit. Shikoni njoftimin tonë të punësimit, aplikoni ose njoftoni miqtë tuaj: https://lnkd.in/dVfPKVRd. #devBooks #devTeam #hiring

    • No alternative text description for this image
  • View organization page for dev.al, graphic

    5,852 followers

    Dear Friends, Our subsidiary, Rubicon, is looking for a Chief Operating Officer, as part of our ongoing team restructuring to achieve our strategic objectives. We are in search of a hands-on leader to drive operational efficiency and align our efforts with our goals. This role presents a unique opportunity to not only define Rubicon's new trajectory but also shape the future landscape of the entire fintech sector, by driving innovation and setting new standards of excellence. Apply now and be a key player in our strategic revitalization, or help us spread the word.

  • View organization page for dev.al, graphic

    5,852 followers

    ** NJOFTIM PËR SHTYP ** dev.al zgjerohet në sektorin e shërbimeve financiare me blerjen e shumicës kontrolluese të Rubicon/Pago dev.al, një nga kompanitë kryesore të zhvillimit të softuerëve me bazë në Tiranë, Shqipëri, ka njoftuar sigurimin e shumicës së aksioneve të Rubicon, një shoqëri e licencuar nga Banka e Shqipërisë si Institucion i Parasë Elektronike, dhe Principal Member i Mastercard. Me këtë lëvizje strategjike, dev.al konsolidon pozicionin e saj në sektorin e shërbimeve, duke ofruar një suitë të plotë të zgjidhjeve për klientët e saj. Me një portofol klientësh prej më shumë se 20,000 subjektesh tregëtare në Shqipëri, dev.al është konfirmuar si një emër i besueshëm në fushën e zhvillimit të softuerëve, i njohur për zgjidhjet e tij inovative dhe për angazhimin në cilësi dhe shërbim klienti të pakonkurrueshëm. Blerja e paketës kontrolluese të Rubicon shënon një pikë kulmore të rëndësishme në udhëtimin e dev.al, duke hyrë në fushën e zgjidhjeve të pagesave elektronike të teknologjisë financiare. Rubicon, i njohur për shërbmin e pagesave të çastit nëpërmjet aplikacionit të tij Pago, lëshimin e kartave të debitit, pajisjeve POS (për pagesa më kartë në pika shitjesh) dhe vPOS (pagesa me kartë për e-commerce), përputhet plotësisht me vizionin e dev.al për plotësimin e ofertës drejt klientëve të saj. Duke integruar Rubicon dhe Pago në dev.al, klientët mund të presin një gamë më të gjerë të shërbimeve dhe një nivel të lartë në lehtësimin e menaxhimit të transaksioneve të tyre financiare. "Jemi shumë të kënaqur që kemi përfunduar këtë marrëveshje. Pasi jemi pozicionuar si kompania lider në ofrimin e zgjidhjeve për faturimin dhe shitjet, zgjerimi i ofertës sonë me një zgjidhje pagesash ishte një hap i natyrshëm për ne." tha Igli Gjelishti, themelues dhe drejtues i dev.al. "Kjo blerje paraqet një mundësi strategjike, për të zgjeruar praninë tonë në sektorin e shërbimeve financiare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Së bashku, jemi të gatshëm të ofrojmë zgjidhje inovative që promovojnë rritjen dhe inkurajojnë përfshirjen financiare", shtoi ai. Si pjesë e Grupit dev.al, Rubicon dhe Pago do të vazhdojnë të operojnë nën markat e tyre ekzistuese, duke shfrytëzuar burimet dhe ekspertizën e dev.al për të shpejtuar trajektoren e rritjes së tyre. Sinergjitë midis dy kompanive do të hapin rrugën për zhvillimin e përmirësuar të produkteve, penetrimin më të lartë të tregut dhe shërbim më të mirë ndaj klientëve. "Jemi entuziastë për mundësitë që na presin pas bashkimit me dev.al," tha Eno Kotmilo, CEO i Rubicon. "Ky partneritet, jo vetëm që forcon pozicionin tonë në treg, por gjithashtu na lejon të ofrojmë zgjidhje më të plota për klientët tanë. Së bashku, jemi të pozicionuar mirë për të udhëhequr rrugën në formësimin e të ardhmes së pagesave elektronike në Shqipëri dhe përtej." Për më shumë informacion rreth dev.al dhe Rubicon, ju lutemi vizitoni dev.al dhe pago.al. Pago #deval #paymentsolutions

    • No alternative text description for this image
  • View organization page for dev.al, graphic

    5,852 followers

    Një udhëtim i shpejtë në katër vitet e fundit, gjatë të cilave një ide u shndërrua në një produkt dhe falë dedikimit të një stafi të jashtëzakonshëm, arriti një sukses të paimagjinueshëm. devPOS e nisi këtë vit me 20,000 klientë aktivë, duke qënë jo vetëm zgjidhja e preferuar në treg për fiskalizimin, por pa dyshim edhe produkti software 'Made in Albania' më i përdorur ndonjëherë. #devPOS #devTeam #devProducts #deval

  • View organization page for dev.al, graphic

    5,852 followers

    Si çdo fundvit mblidhemi të festojmë punën, arritjet dhe sfidat që kemi kaluar me sukses. Me besimin se na pret një rrugë edhe më e suksesshme në vijim, urojmë një vit sa më të gëzuar e të mbarë për të gjithë!🎁✨🎄                    #deval #devteam

Similar pages