Jump to content

A2 CNN

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

A2 CNN është një kanal televiziv lajmesh, në pronësi të gjgantit amerikan televiziv CNN.

Kanali filloi për herë të parë transmetimet në vitin 2019, duke hyrë në tregun e medias televizive në Shqipëri në lajme. A2 CNN transmeton në platformën televizive tokësore në numrin 20, poashtu dhe në platformat private satelitore dhe kabllore në cilësinë HD. Për Kosovën dhe Maqedoninë do të tregohet vëmendje e veçantë, pasi A2 do të jetë prezent me stacione të dedikuara televizive në secilin prej këtyre shteteve.

Programet e A2 CNN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

A2 CNN jep pothuajse përgjatë gjithë ditës edicione lajmesh të aktualitetit, nga vendi dhe bota, por edhe edicione intervistash me personazhë të njohur, politikanë dhe të tjerë.

Kanali jep dhe dokumentarë me titra në shqip duke treguar bukurinë e qyteteve dhe kulturën e tyre përmes dokumentarëve ekskluzivë nga CNN. Poashtu jep edhe një cikël dokumentari ku çdo ditë tregon historinë e një qyteti në fillim të saj dhe në ditët e sotme.