Kali arab
Appearance
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/54/Halterstandingshotarabianone.jpg/250px-Halterstandingshotarabianone.jpg)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9f/LaMirage_body07.jpg/250px-LaMirage_body07.jpg)
Kali i Arabisë (Arab. : فرس ) është një racë kuajsh që e ka origjinën nga Gadishulli Arabik. Me një formë të veçantë të kokës dhe bishtit të lartë, kali arab është një nga racat e kuajve që njihen më lehtë. Gjithashtu është një nga racat më të vjetra, me dëshmi arkeologjike që datojnë para 4500 vjetëve.
Përgjatë historisë, kuajt arabë u përhapën në mbarë botën për qëllime tregëtare si dhe u përdorën në të dy luftërat botërore. Edhe sot përdoren për të përmirësuar racat e tjera duke shtuar shpejtësinë, finesën, durimin, dhe fortësinë e kockave. Sot, linja e gjakut të kuajve arabë gjendet pothuajse në çdo race moderne të kuajve.