Jump to content

Shkolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndërtesë shkollore dhe zonë rekreative, Angli
Shkollë në Indi
Albert Anker (1896)

Shkolla është një institucion arsimor i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësimdhënësve. Shumica e vendeve kanë sisteme arsimorearsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Emrat për shkollat atyre vendeve ndryshojnë por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e vegjël dhe shkollat e mesme për të rinj që kanë përfunduar arsimin fillor. Një institucion arsimor i arsimit të lartë është zakonisht një shkollë e lartë, kolegj apo fakultet (universitet).

Përveç këtyre shkollave kryesore, nxënësit në një vend të caktuar mund të ndjekin shkollat ​​para dhe pas arsimit fillor dhe të mesëm. Kopshti ose arsimi parashkollor janë institucione edukative dhe arsimore për fëmijët shumë të vegjël (zakonisht mosha 3-5). Universiteti, shkolla profesionale, kolegji apo seminari mund të jenë në dispozicion pas shkollës së mesme. Një shkollë gjithashtu mund të jetë e dedikuar për një fushë të veçantë, të tilla si shkollat e ekonomisë apo shkollat e vallëzimit. Shkollat alternative mund të japin program me mësim jotradicional.

Ka edhe shkolla jo-qeveritare, shkollat e ashtu​​quajtura "shkolla private". Shkollat ​​private mund të kërkohen kur qeveria nuk ka organizim adekuat të arsimit. Shkollat ​​tjera private gjithashtu mund të jenë fetare, të tilla si shkollat ​​e krishtera, hawzas, yeshivas, kuranore etj., apo shkolla që kanë një standard më të lartë të arsimit ose edhe të atilla që kërkojnë të nxisin arritje të tjera personale. Shkolla për të rriturit përfshijnë institucionet e trajnimit të korporatave, arsimit dhe trajnimit ushtarak dhe të biznesit, pra shkolla profesionale. Në shkollat ​​homeschooling dhe online, mësimdhënia dhe të nxënit zhvillohet jashtë një ndërtesë tradicionale shkollore. Për çdo fëmije qe meson ne shkollë i duket vetja si një zbulues qe noton ne oqeanin e mesimeve dhe të diturisë. Shkollat jane edhe institucione qe mbeshtesin demokracine, ku nxenesit mesojne per vlerat demokratike, patriotizmin dhe marrin kulture e njohuri shkencore.

Shkollat e para janë themeluar ne Kinë, Indi, Egjipt, Babiloni, Mesapotami, Persi, Greqi, Romë etj. që në shek.IV para erës së re. Shkolla perfaqeson një institucion të organizuar dhe të specializuar për arsimimin e çdo individi. Ajo vepron si një qender mësimi në bashkëpunim të ngushtë me organizma të tjere shoqërore dhe ka ndikim të madh në shoqerine e çdo vendi.

Komponentet e shkollave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Zyra ku kryhen punët administrative të shkollës
  • Salla e mësimdhënësve (mësuesëve - arsimtarëve)
  • Punëtoria e shkollës ku kryhen aktivitete të trajnimit ose prodhimit
  • Kuzhina, mensa, kafeteria ose salla e ngrënies ku ushqehen nxënësit dhe/ose studentët.
  • Palestra ose fusha sportive ku nxënësit dhe/ose studentët ushtrojnë aktivitetet sportive.
  • Oborret e shkollave dhe fusha tjera ndihmëse për lojëra të ndryshme të edukimit fizik.
  • Salla ku mund të vihen në skenë produksione teatrale dhe muzikore të nxënësve dhe/ose studentëve.
  • Biblioteka ku furnizohen nxënësit/studentët me literaturën përkatëse
  • Laboratori kompjuterik ku kryhen punë të bazuara në kompjuter dhe akses në internet
  • Aktivitete kulturore ku nxënësit/studentët mbështesin praktikën e tyre kulturore përmes aktiviteteve si lojëra, valle dhe muzikë.

Shkolla në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga shkolla e parë shqipe në vitin 1887 e deri më sot kanë kaluar plot 122 vjet. Por gjatë këtyre viteve arsimi në vendin tonë ka pësuar ndryshime dhe gjatë viteve ka njohur një zhvillim si cilësor, ashtu edhe shifror. Aktualisht në të gjithë territorin shqiptar shtrihen rreth 2137 shkolla të ndara në cikle përkatëse publike e jo-publike. Por numrin më të madhe shënojnë shkollat e ciklit 9-vjeçar.

Lexime të mëtutjeshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dodge, B. (1962). Muslim Education in the Medieval Times, The Middle East Institute, Washington D.C.
  • Education as Enforcement: The Militarization and Corporatization of Schools, edited by Kenneth J. Saltman and David A. Gabbard, RoutledgeFalmer 2003. Review.
  • Makdisi, G. (1980). On the origin and development of the college in Islam and the West, in Islam and the Medieval West, ed. Khalil I. Semaan, State University of New York Press.
  • Nakosteen, M. (1964). History of Islamic origins of Western Education AD 800–1350, University of Colorado Press, Boulder, Colorado.
  • Ribera, J. (1928). Disertaciones Y Opusculos, 2 vols., Madrid.
  • Spielhofer, Thomas, Tom Benton, Sandie Schagen. "A study of the effects of school size and single-sex education in English schools." Research Papers in Education, June 2004:133 159, 27.
  • Toppo, Greg. "High-tech school security is on the rise." USA Today, 9 October 2006.
  • Traditions and Encounters, by Jerry H. Bentley and Herb F. Ziegler.